LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Kosovës me vlerë rekorde të depozitave në bankat komerciale, kreditë arrijnë në mbi 4 miliardë euro

Qytetarët e Kosovës me vlerë rekorde të depozitave në bankat komerciale, kreditë arrijnë në mbi 4 miliardë euro

Qytetarët e Kosovës i kanë borxh bankave komerciale 4.2 miliardë euro, deri sa vlera e depozitave ka shkuar në 5 miliardë euro.

Kështu thuhet në raportin “Raporti i Informatave Mujore të Sistemit Financiar, korrik 2022“, duke shtuar se shuma më e madhe e depozitave është te ekonomitë familjare, shkruan Telegrafi.


Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), bizneset kanë të depozituara rreth 1 miliard euro, me një rritje mesatare vjetore prej 10 për qind.

Për sa i përket kredive, për muajin korrik, ekonomitë familjare kanë mbi 1.5 miliard euro detyrime, deri sa korporatat jo-financiare kanë 2.6 miliardë euro borxhe.

Ndryshimi mesatar vjetor i kredive është 18 për qind, ku për individët është 17.1 për qind, për bizneset ishte 17.9 për qind dhe 68.6 për qind për korporatat e tjera financiare.

BQK thekson se rritja e kërkesës për kredi nga bizneset është nxitur kryesisht nga nevoja për financimin e kapitalit punues dhe investimeve fikse.

“Kërkesa për kredi nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është rritur në nivel më të lartë se sa ajo nga ndërmarrjet e mëdha. Kjo rritje e kërkesës, sipas deklaratave të bankave, u nxit kryesisht nga rritja e kërkesës për financimin e inventarëve dhe kapitalit punues dhe për financimin e investimeve fikse. Pritjet për pasiguri të shtuara si pasojë e rritjes së vazhdueshme të nivelit të çmimeve në vend dhe jashtë tij i kanë ndikuar edhe pritjet e bankave të cilat deklaruan se presin rritje të ulët të kërkesës për kredi gjatë tremujorit të ardhshëm nga të dy kategoritë e ndërmarrjeve”, thotë BQK në raportin “Ankesa e Kreditimit Bankar, numër 11“, raporton Telegrafi.

Vlera e kredive dhe depozitave, korrik 2022 | Burimi: BQK

Në rritjen e kërkesës për kredi familjare, BQK thotë se lehtësimi i kushteve për blerjen e shtëpive ka bërë të rritet volumi i lëshimit të kredive.

“Kushtet dhe rregullat për kreditë e reja për ekonomitë familjare u lehtësuan deri në një masë. Lehtësimi i kushteve dhe rregullave ishte më i lartë për kreditë për blerjen e shtëpive se sa për kreditë konsumuese, bazuar në nivelin e indeksit të gjeneruar. Faktorët kyç që ndikuan në lehtësimin e kushteve dhe rregullave të kreditimit për ekonomitë familjare gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 ishin presioni i rritur i konkurrencës, perspektiva e mirë e tregut bankar në vend, si dhe qasja e favorshme në financim e sektorit”, thekson banka.

Norma efektive e interesit për depozita në këtë muaj ishte 1.8 për qind, që krahasuar me normën efektive të interesit në kredi paraqet dallim me 4.3 pikë përqindjeje.

Kreditë e këqija sipas raportit të BQK-së aktualisht janë 2.1 për qind.

Aktualisht në tregun e Kosovës operojnë 11 banka komerciale, prej të cilave 9 janë me kapital të huaj. Numri i degëve të tyre 211, kurse këto banka kanë të punësuar 3,636 punëtorë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
UBT – lider i arsimit të lartë privat në Kosovë për kërkime shkencore sipas National H-index Ranking

UBT – lider i arsimit të lartë privat në Kosovë për kërkime shkencore sipas National H-index Ranking

UBT
Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Ekonomi
Panairi më i madh Horeca në Kosovë me risi të shumta

Panairi më i madh Horeca në Kosovë me risi të shumta

Frigo Deluxe
Artisja e vetullave Fjolla Beka mahniti të pranishmit në Masterclass

Artisja e vetullave Fjolla Beka mahniti të pranishmit në Masterclass

Ekonomi
Hargreaves: Dua të shoh më shumë bashkëpunim në fushën e ekonomisë, ka potencial për investime edhe nga diaspora në Kosovë

Hargreaves: Dua të shoh më shumë bashkëpunim në fushën e ekonomisë, ka potencial për investime edhe nga diaspora në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori