LAJMI I FUNDIT:

Murati takoi kryeshefen ekzekutive të MCC, flasin për investimin prej mbi 200 milionë dollarësh në energjinë e Kosovës

Murati takoi kryeshefen ekzekutive të MCC, flasin për investimin prej mbi 200 milionë dollarësh në energjinë e Kosovës

Ministri i Financave,  Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili po qëndron në SHBA, ka takuar Alice P. Albright, kryeshefe ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe ekipin e saj.

Murati përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se me kryeshefen e MCC ka diskutuar rreth Programit Kompakt që parasheh investime mbi 200 milionë dollarë në fushën e energjisë në Kosovë.


“Republika e Kosovës është përherë falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme nga populli amerikan”, ka shkruar Murati, transmeton Telegrafi.

“Jemi partnerë, por edhe miq. Me këto fjalë e përmbyllëm takimin me znj. Albright, mike e madhe e vendit tonë”, ka shkruar ai.

Kosova pritet të përfitojë mbi 200 milionë euro nga marrëveshja me MCC-në për energji elektrike
Lexo po ashtu Kosova pritet të përfitojë mbi 200 milionë euro nga marrëveshja me MCC-në për energji elektrike

Ndryshe, Qeveria e Kosovës një muj më parë ka njoftuar se ka nisur procedurat për marrjen e grandit nga MMC -ja në vlerë mbi 200 milionë euro, për investime në sektorin e energjisë elektrike. /Telegrafi/