Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se projektimet e rritjes ekonomike deri në fund të vitit pritet të janë mbi 10 për qind.
Murati në një konferencë për medie është shprehur se projeksioni i rritjes prej 7.9 për qind që ishte deri më tani, sipas tij, kjo do të jetë dyshifrore.
“Kur e kemi marr mandatin kemi projektuar një rritje prej 7.9 për qind, por duke marr parasysh performacën e jashtëzakonshme në tremujorin e dytë dhe pritjet që do të janë në tremujorin e tretë, atë shifër duhet ta ripërshtatim edhe njëherë në projeksion dhe ato të reja janë me siguri që do të janë mbi 10 për qind. Rritja ekonomike e projektuar deri në fund të vitit, jemi të sigurt që do të tejkaloj shifra dyshifrore”, tha Murati, përcjell Telegrafi.
Sipas tij, brenda një viti ka rritje prej 22 mijë vendeve të punës.
“Sa i përket punësimit, nëse i marrim shifrat në fund të tremujorit të dytë që është muaji qershor dhe e krahasojmë deklarimin në Administratë Tatimore që ka qenë në fund të qershorit të vitit të kaluar kemi një rritje prej 22 mijë vende pune. Në vitin e kaluar, në fund të qershorit kanë qenë të deklaruar 342 mijë vende pune, kurse këtë vit janë 364 mijë vende pune”, u shpreh ai.
Në fund, Murati ka treguar se kreditimi i bankave gjithashtu ka shënuar rritje.
“Edhe kreditimi ka shënuar rritje për këtë vit, ku janë 192 milionë euro, shifër që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në një muaj të vetëm”, ka përfunduar Murati. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë