LAJMI I FUNDIT:

Murati: Qeverisja Kurti do të jap 20 euro në muaj për fëmijët nga mosha 0-2 vjeç dhe 10 euro për ata nga mosha 3-16 vjeç

Murati: Qeverisja Kurti do të jap 20 euro në muaj për fëmijët nga mosha 0-2 vjeç dhe 10 euro për ata nga mosha 3-16 vjeç

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Hekuran Murati ka shpalosur disa nga pikat ekonomike të kësaj partie për zgjedhjet e 6 tetorit.

Murati, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se qeverisja e Vetëvendosjes premton se për të gjithë fëmijët pa përjashtim do të ndajë ndihma financiare.


“Shtesat për fëmijë janë rreth 65 milion euro dhe atë janë: 20 euro për fëmijët e moshave nga 0-2 vjeç dhe 10 euro nga mosha 3-16 vjeç. Këto shtesa janë për të gjithë fëmijët pa diskriminim. Për të përfituar ato duhet aplikuar. Ndoshta ndonjë familje nuk aplikon për t’i marrë por me rëndësi iu takojnë”.

Ai ka thënë se do të ketë edhe shtesa të tjera për fëmijët e familjeve në nevojë, përcjell Telegrafi.

“Për familjet që kanë të hyra vjetore nën 5 mijë euro, rimbursimi do të jetë 150 euro në vit për një fëmijë”.

Murati ka thënë se Vetëvendosje do të ofrojë banim të përballueshme çifteve të reja, shërbyesve civil dhe prindërve vetushqyes.

Ai thotë se atyre do t’iu mundësojnë pagesën e këstit prej 150 eurove ën muaj për një periudhë 150 mujore në mënyrë që atyre t’u mbeten 350  euro për të përballuar jetën.

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, thotë se edhe të rinjve të moshës 16 vjeçare do t’iu garantojnë punësimin e sigurtë në mënyrë që të fitojnë “shprehi të punës”./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Kalo në kategori