LAJMI I FUNDIT:

Murati: Listat e veteranëve janë manipuluar në funksion të klientelizmit partiak dhe klaneve kriminale

Murati: Listat e veteranëve janë manipuluar në funksion të klientelizmit partiak dhe klaneve kriminale

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka theksuar se listat e veteranëve luftëtarë janë manipuluar në funksion të klientelizmit partiak e klaneve kriminale.

Dhe kjo sipas tij, nuk do shumë fakte për ta dëshmuar.


“Nuk ka variant, sado fleksibil, që mund ta çojë numrin e veteranëve luftëtarë në më shumë se 25.000 vetë. Me këtë akt po shtrembërohet e vërteta mbi luftën çlirimtare. E kjo është lufta jonë pra, përpjekja e djemve dhe vajzave më të mira të kombit, gjaku i dëshmorëve. Por po plaçkitet edhe buxheti i shtetit”, ka shkruar ndër tjerash Murati në Facebook.

Gjithashtu sipas Muratit, se diçka nuk po shkon mirë me sistemin tonë të drejtësisë, nuk është dashur shumë mend për të konstatuar.

“E tash krejt kjo çka po ndodh me deklaratat e ish-prokurorit Elez Blakaj, me këto të kryeprokurorit Lumezi, të kryeministrit Haradinaj e kryeparlamentarit Veseli, e vërtetojnë këtë kalbje të sistemit të drejtësisë. Ajo që është evidente deri më tani është ndërhyrja e klaneve politike dhe grupeve kriminale për ta fundosur sistemin e drejtësisë”, ka shkruar tutje Murati.

Më poshtë keni postimin e plotë në Facebook:

Se listat e veteranëve luftëtarë janë manipuluar në funksion të klientelizmit partiak e klaneve kriminale, kjo nuk do shumë fakte për ta dëshmuar.

Numri i mbi 60.000 veteranëve luftëtarë e dëshmon këtë.

Nuk ka variant, sado fleksibil, që mund ta çojë numrin e veteranëve luftëtarë në më shumë se 25.000 vetë.

Me këtë akt po shtrembërohet e vërteta mbi luftën çlirimtare. E kjo është lufta jonë pra, përpjekja e djemve dhe vajzave më të mira të kombit, gjaku i dëshmorëve.

Por po plaçkitet edhe buxheti i shtetit. Buxheti ynë, xhepat tanë, paratë tona, pra. Paratë e shtetit nuk janë të huaja, por janë tonat.

Gjithashtu, se diçka nuk po shkon mirë me sistemin tonë të drejtësisë, nuk është dashur shumë mend për të konstatuar.

E tash krejt kjo çka po ndodh me deklaratat e ish-prokurorit Elez Blakaj, me këto të kryeprokurorit Lumezi, të kryeministrit Haradinaj e kryeparlamentarit Veseli, e vërtetojnë këtë kalbje të sistemit të drejtësisë.

Ajo që është evidente deri më tani është ndërhyrja e klaneve politike dhe grupeve kriminale për ta fundosur sistemin e drejtësisë.

Tash o duhet institucionet e shtetit dhe politika, një politikë e re që do duhej ndërtuar mbi konsensusin e luftimit të krimit, të ndërhyjnë për të rregulluar sistemin, o në mungesë të vullnetit politik duhet qytetarët të ndërhyjnë urgjentisht për të ndërruar këtë politikë aktuale të degraduar moralisht, në mënyrë që të vendoset në binarë normal sistemi i drejtësisë.

E pa vendosjen e sundimit të ligjit, mos të presim avancim në asnjë fushë të jetës duke u nisur prej ekonomisë, arsimit, shëndetësisë e deri tek sporti, ambienti e kultura etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori