LAJMI I FUNDIT:

Muqiqi: Nuk do të lejohen 500 të ftuar në dasmë, as të punohet deri në 02:00 pas mesnatës

Muqiqi: Nuk do të lejohen 500 të ftuar në dasmë, as të punohet deri në 02:00 pas mesnatës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, ku u diskutua për lirimin e masave anti-COVID, më saktësisht fillimin e punës së sallave të dasmave, klubeve të natës e pishinave.

Udhëheqësi i departamentit të estradës në Odën e Hotelierisë, Afrim Muqiqi pas takimit ka thënë se rreth 95 për qind të rekomandimeve që i kanë bërë, janë pranuar nga Ministria e Shëndetësisë.


Ai theksoi se e papranueshme ka qenë që të lejohet organizimi i dasmave me nga 500 të ftuar dhe puna deri në ora 02:00 pas mesnate, për të cilët ai tha se është shumë normale.

Muqiqi: Nuk do të lejohen 500 të ftuar në dasmë, as të punohet deri në 02:00 pas mesnatës
Lexo po ashtu Muqiqi: Nuk do të lejohen 500 të ftuar në dasmë, as të punohet deri në 02:00 pas mesnatës

“Me datën 15 shpresojmë që të fillojmë. Ne i kemi dhënë manualet tona, në bazë të atyre që i kemi dhënë, 95% të tyre janë pranuar. Nuk është e pranuar të punohet deri në 2 të mëngjesit, që është normale. Nuk është e pranuar të kemi 500 të ftuar në dasma. Mos insistoni të merrni diçka që nuk mundemi të ju japim. Do të jetë një manual që i përshtaten momentit”, tha ai. /Telegrafi/