LAJMI I FUNDIT:

Munishi pas fitores ndaj Llapit: Jam trajneri më i mirë në Kosovë, shtylla më e fortë e futbollit

Munishi pas fitores ndaj Llapit: Jam trajneri më i mirë në Kosovë, shtylla më e fortë e futbollit

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi e ka cilësuar veten si trajnerin më të mirë në Kosovë pas fitores 2-0 në udhëtim te Llapi në ndeshjen derbi të javës së 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Prishtina ka marrë fitoren e parë në pranverë pas tri humbjeve radhazi dhe kjo erdhi falë golave nga Albin Prapashtica dhe Endrit Krasniqi.


Kjo fitore e ka lumturuar trajnerin e Prishtinës, Munishin, i cili fajin tri humbjeve e qoi dika tjetër, ndërsa pas fitores tha së është trajneri më i mirë në Kosovë.

Prishtina shijon fitoren e parë në pranverë, mposht Llapin në udhëtim
Lexo po ashtu Prishtina shijon fitoren e parë në pranverë, mposht Llapin në udhëtim

“Sot besoj që ishte niveli i koncetrimit më i lartë, ishte koncentrim i madh dhe dëshira për fitore ishte shumë e madhe nga lojtarët, të cilët i përgëzoj për lojën dhe angazhimin”, ka thënë fillimisht Munishi pas ndeshjes.

“Ndeshjet që i kemi humbur, kemi luajtur mirë, por pësuar nga gabimet individuale dhe disa gabimeve tjera që nuk dua t’i përmend. Nuk mundemi t’i sjellim gjithë faktorët e Japonisë e Anglisë këtu, duhet të përballemi me faktorët që i kemi brenda”.

“Ne si klub duhet të mobilizohemi, jo te lojtarët, por diku tjetër. Duhet të kemi drejtësi këtu brenda. Nëse protagonist bëhet dikush tjetër, atëherë është problem”.

“Fituam ndaj një ekipi shumë të mirë. Ia kemi shkaktuar humbjen e parë Llapit, që vinte pas një serie të mirë. Është dashur shumë energji për lojtarët, trajnerin, stafin dhe logjistikën e klubit për ta kthyer besimin”.

“Unë jam trajneri më i mirë në Kosovë. Për çdo gjë mund të më sulmojnë. Por, unë dhe futbollistët e mi jemi shtylla më e fortë e ekipit, ndërsa unë jam shtylla më e fortë e futbollit të Kosovës. Te ne duhet të ngritët vetëdija”, përfundoi trajneri i Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori