Munishi arsyetohet për humbjen: Luajtëm në fushë patatesh

Trajneri prishtinas i cili ka për synim që ta bëjë kampionë Hajvalinë, ka kritikuar fushën që ndodhej në Istogu, duke thënë se ajo nuk i lejoi të zhvillojnë ndeshje.
“Këtu ishte fushë patatesh. Nuk ka faj Istogu, kanë faj u rregulluar, s’ka faj Istogu, instancat më të larta duhet të marrin masa. Sa i përket lojës, sa na lejoi fusha luajtëm”.
“Ranë dy gola shkaku i gabimeve të portierëve. U pa që është lloç i gjallë. Penalltinë nuk e pash. Istogut iu uroj fitoren. Luftuan sa patën kapacitet dhe mendoj se nuk e merituam humbjen”, deklaroi Munishi pas ndeshjes për Super Sport Kosovën. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































