LAJMI I FUNDIT:

Mungon kuorumi, shtyhet votimi i rezolutës së PDK-së për ndërprerjen e grevës

Mungon kuorumi, shtyhet votimi i rezolutës së PDK-së për ndërprerjen e grevës

Për shkak të mungesës së kuorumit, rezoluta e propozuar nga PDK për zgjidhjen e ngërçit në arsim është shtyrë për të premten ora 10:00.

Në rezolutën e PDK-së që e lexoi deputeti Abelard Tahiri, kërkohet nga Qeveria që në një afat prej 48 orësh të zhvillojë dialog me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në mënyrë që të zhbllokohet situata me grevën.


Po ashtu kjo rezolutë kërkon që në afat prej pesë ditësh të përfshihet Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës në grupin punues për hartimin e Ligjit të pagave.

“Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që në afat prej 48 orëve nga miratimi i kësaj rezolute të zhvillojë negociatat e nevojshme me Këshillin Grevist të BSPK-së, apo personat e autorizuar deri në zgjidhjen përfundimtare që siguron ndërprerjen e grevës. Kërkojmë në afat prej pesë ditëve nga miratimi i kësaj rezolute të përfshijë përfaqësuesit e autorizuar nga BSPK-janë grupin punues për hartimin e pagave, para miratimit të tij në qeveri dhe të marrë në konsideratë propozimet e tyre. Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës të propozojë masat për adresimin e kërkesave të tjera të sindikatave”, tha ai.

Gjatë debatit të sotëm parlamentar për grevën në arsim, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se opozita po e përdorë grevën në arsim si armë kundër tij.

Ai tha se s’ka pasur gatishmëri nga BSPK-ja dhe Këshilli Grevist për zgjidhje kompromisi.

“Problem është kryeministri, jo se fëmijët nuk po shkojnë në shkolla. Greva është armë kundër kryeministrit”, tha ai.

Duke folur për termin “vëlla”, për të cilin kritikoi kreun e SBAShK-ut, Rrahman Jasharajn, se e përdori në takim me të, Kurti tha se duhet ndarë sfera publike dhe ajo private.

Ai tha se ka dy vëllezër dhe asnjëri prej tyre s’ka shkuar dhe s’do të shkojë në qeveri gjatë qeverisjes së tij. Sipas tij, ka kaluar koha kur kryeministrat janë bërë me vëllezër.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka reaguar kryeministri Albin Kurti, i cili në seancën e sotme të Kuvendit tha se nga opozita “greva po përdoret si armë kundër kryeministrit”.

Në replikën e tij, Krasniqi tha se Kurti mendon se të gjithë janë kundër tij, por në realitet njerëzit kanë shumë halle.

“Kryeministri ishte këtu dhe tha se të gjithë kanë problem me të. Është e pakuptimtë se si e përmendi 14 shkurtin. Si është e mundur që qytetarët me ia dhënë mbi 50 për qind të votave më 14 shkurt e qysh u bonën ata persona me ta pasë inat tani?”.

Ndwrsa ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se kërkesa e Sindikatës së Arsimit (SBASHK) kushton vetëm 2.9 milionë euro në muaj dhe se nuk paraqet asnjë problem në buxhetin e shtetit.

Hoti me anë të një shkrimi në Facebook ka theksuar se për mosrealizimin e projekteve kapitale nga ana e Qeverisë së Kosovës, tashmë bilanci bankar ka arritur në 600 milionë euro.

“Asnjë problem në buxhetin e shtetit nuk shkaktohet nga plotësimi i kësaj kërkese. Bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë, rreth 600 mil euro në korrik, për shkak të: (1) mosrealizimit të projekteve kapitale dhe (2) rritjes së të hyrave tatimore nga inflacioni i lartë”, ka thënë Hoti.

Ndryshe greva në arsim ka hyrë në javën e katërt të saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori