LAJMI I FUNDIT:

Kurti replikon me opozitën rreth deklaratës për luftë: Kam thënë mund të ketë, dëgjojeni intervistën deri në fund sepse ka qenë akuzë ndaj Serbisë

Kurti replikon me opozitën rreth deklaratës për luftë: Kam thënë mund të ketë, dëgjojeni intervistën deri në fund sepse ka qenë akuzë ndaj Serbisë

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po vazhdon debati për grevën në arsim, ka pasur replika në mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetëve të opozitës.

Kryeministri Kurti duke iu përgjigjur replikës së deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj e cila ia përmendi deklaratën për luftën, iu drejtua se “ajo ka qenë akuzë ndaj Serbisë.

“E dimë që për fjalime je ekselencë dhe nuk ta kalon askush. Me qenë kryeministër nuk më kish zënë gjumi tu mëndu çka je tu ju ba shkollave publike. Në vend që të frikësosh popullin se do të ketë luftë në Ballkan që vëmendja me u shpërqendrua prej grevës. Me këto deklarata po e dëmton subjektivitetin e Kosovës”, iu drejtua Kadrijaj, Kurtit.

Time Kadrijaj – deputete e AAK-së

Kurti kërkoi që kur ai flet për luftë, intervista të dëgjohet deri në fund.

“Unë nuk kam thënë zonja deputete që do të ketë luftë, por kam thënë mund të ketë luftë…Është papërgjegjësi absolute nga ana ime si kryeministër kur i ki 48 baza të përparme ofensive rrotull Kosovës, 28 ushtarake e 20 të xhandarmërisë me thanë që nuk do të ketë kurrë luftë, është gabim.  E dyta  kur unë them mund të ketë luftë, ju lutem ndjekeni atë intervistë deri në fund se ajo është akuzë ndaj Serbisë, nuk ka pse ju pengon akuza ndaj Serbisë. Kush e bënë luftën, e bënë Serbia”, tha Kurti.

Kryeministri pati edhe një replikë me deputetin e PDK-së, Ferat Shala i cili kërkoi nga Kurti që të ndërroj qasjen e tij “shumë zyrtare” karshi grevistëve, duke i kujtuar kohën kur ai ishte në opozitë dhe kishte përdorur gazin lotsjellës.

Ferat Shala – deputet i PDK-së

“Kur e dëgjova kryeministrin sot tu fol për relacionet zyrtare të komunikimit me grevistët. Një Albin Kurt që nuk ka lënë as zyrtar, sindikalist, grevistë e as politikan pa fy e denigrua e pa e lag me ujë e i ke gjuajtur me gaz lotsjellës në këtë sallë…Shumë mu ke ba zyrtar me sindikatat kryeministër, lëshohu pak në të kaluarën tënde, leje zyrtaritetin tënd se ta njohim”, tha Shala.

Kurti iu përgjigj duke thënë se kurrë nuk ka qenë radikal për nga karakteri, por për nga tema.

“E kam thënë edhe më herët  unë skam qenë kurrë radikal për nga karakteri por për nga tema. Arsyeja pse nuk kam nevojë me qenë radikal nuk është pse nuk jam bërë kryeministër, është sepse nuk është nuk është Zajednica tu u ratifiku më këtu. Zajednica vinte këtu, prandaj vinte gazi lotsjellës. Nuk ka Zajednic nuk ka gaz lotsjellës”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori