0Shares

Dhjetë viteve të fundit, në botë janë themeluar me dhjetëra mijëra biznese të vogla kreative, dhe secila nga to kontribuon në ekonominë e shtetit të vet.

Industria kreative u ka dhënë njerëzve fleksibilitetin për të punuar me orar dhe rregulla sipas dëshirës – e kjo ndoshta është arsyeja se përse i tërheqë shumicën e njerëzve, transmeton Telegrafi.

Por përderisa kjo industri ka shumë përfitime, femrat janë më pak të prira t’i fillojnë bizneset e veta sesa meshkujt.

Arsyeja kryesore prapa kësaj duket të jetë gjetja e kanaleve të duhura të shitjes për bizneset e tyre, ndjekur pas nga shndërrimi i një “ideje të vetme” në një biznes fitimprurës i cili mund të rritet dhe promovohet.

Por arsyeja më e rëndësishme që del të jetë shkaku se përse femrat po kanë probleme t’i fillojnë bizneset e tyre, del të jetë mungesa e vetëbesimit te to.

Sipas anketimeve, del se femrat janë thuajse trefish më të prira të thonë se mungesa e vetëbesimit është pengesa kryesore që i ndalon ato ta fillojnë një biznes.

Por edhe gjetja e furnizuesve, prodhuesve, qasja në mentorë apo këshilltarë biznesi, etj., janë faktorë tjerë kyç. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)