LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e të dhënave për vaksinën, EMA shtyn miratimin e ‘Sputnik V’

Mungesa e të dhënave për vaksinën, EMA shtyn miratimin e ‘Sputnik V’

Për shkak se mungojnë ende të dhëna, autoritetet në Bashkimin Evropian do të vendosin më së herëti në shtator për dhënien e mundshme të lejes për përdorimin e vaksinës ruse “Sputnik V”.

Këtë e raporton gazeta gjermane “Bild am Sonntag” duke iu referuar qarqeve qeveritare.


Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder do të kishte preferuar një vendim më të shpejtë.

Söder kërkon nga Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) dhënien më të shpejtë të lejes.

“Motori i vaksinimit nuk duhet të ngecë”, tha Söder për gazetën gjermane.

Nuk duhet të kemi vonesa vetëm thjesht për arsye ideologjike. Bavaria parashikon blerjen e 2.5 milionë dozave të “Sputnik V”.

Dy vende të BE përdorin “Sputnik V” edhe pa leje nga EMA

Rusia lejoi në gusht të vitit të kaluar vaksinën “Sputnik V”, ende para përfundimit të studimeve shkencore që parashikohen për vaksinat. Ky vendim u prit me kritika nga qarqet shkencore atëherë. Por gati 70 shtete ndërkohë e kanë lejuar përdorimin e vaksinës.

Aktualisht EMA po verifikon lejen për përdorimin në BE. Në fillim të marsit nisi procedura e mbikëqyrjes në kuadër të një “Rolling Reviews”, procedurë, ku verifikohen rezultatet e testimeve, megjithëse nuk janë paraqitur të gjitha të dhënat dhe nuk ka ende një kërkesë për leje përdorimi.

Dy shtete të BE edhe pa leje të EMA-s, e përdorin ndërkohë preparatin rus të vaksinës.

Hungaria dhe Sllovakia. Deri më tani në BE e kanë marrë lejen e përdorimit BioNTech/Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson të gjithë prodhues nga vendet perëndimore. /Deutsche Welle/

Në trend Botë

Më shumë
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Azia
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Kalo në kategori