LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e deputetëve në seanca, papërgjegjshmëri ndaj qytetarëve

Mungesa e deputetëve në seanca, papërgjegjshmëri ndaj qytetarëve

Mungesa e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në seancat plenare, nga ana e njohësve të punës së këtij institucioni, po konsiderohet si mungesë e përgjegjësisë së ligjvënësve kosovarë.

Isuf Zejna nga Demokracia Plus, ka thënë se mungesat e vazhdueshme të deputetëve të Kuvendit në seancat plenare flasin për një mungesë elementare të përgjegjësisë së deputetëve, si të zgjedhur të popullit.


Ai ka theksuar për Telegrafin se nëse deputetët nuk janë në Kuvend për të përfaqësuar votuesit e tyre, atëherë ata humbin të drejtën për të kritikuar përfaqësuesit e qeverisë të cilët nuk i përgjigjen ftesave të Kuvendit dhe komisioneve për raportim apo pjesëmarrje në debat.

“Ky problem së fundmi është adresuar edhe në Raportin për Kosovën të Komisionit Evropian”, ka shtuar Zejna.

Në anën tjetër Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë se Kuvendi i Kosovës, sidomos në dy legjislaturat e fundit, ka probleme serioze me organizimin e punës së vet.

Ai ka thënë për Telegrafin se praktika e mbajtjes së seancave plenare ditëve të enjte, siç madje parashihet edhe me Rregulloren e Punës së Kuvendit sipas tij, ka kohë që nuk është duke u respektuar.

“Duke mos pasur një orar të rregullt për seanca plenare po prishen planifikimet e mbledhjeve të komisioneve parlamentare edhe të agjendave të deputetëve individualisht. Problem tjetër në Kuvend është Plani i Punës. Ky plan asnjëherë nuk përfillet dhe miratimi i tij bëhet më shumë sa për të përmbushur një obligim. Hartimi i planeve konkrete të punës dhe përfillja e tyre në mënyrë rigoroze do të ndikonte në efikasitetin e punës së Kuvendit”, ka shtuar Krasniqi.

Sipas tij, deputetët duke e ditur paraprakisht për temat të cilat do të jenë në rend të ditës, do të ishin më të interesuar për të marrë pjesë në seanca.

“Do të duhet të paktën që Kryesia e Kuvendit, krahas planit vjetor të punës, të këtë edhe plane mujore, duke i caktuar paraprakisht seancat e rregullta dhe caktuar pikat e rendit të ditës”, ka theksuar Krasniqi.

Ai më tutje ka thënë se përgatitja e rendit të ditës së seancave plenare nuk po bëhet në mënyrë të duhur.

“Seancat nuk duhet të ngarkohen me shumë pika në mënyrë që të jenë më efikase dhe t’i dedikohet koha e duhur për trajtim që mirëfilltë secilës pike”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka theksuar se përveç defekteve të përmendura më lartë të cilat ndikojnë në mungesën e kuorumit, më kryesorja sipas tij, është vet mungesa e përkushtimit të deputetëve për të përmbushur obligimet e tyre që kanë marrë kur kanë garuar në zgjedhje.

“Duhet kuptuar që puna e deputetit është punë me orar të plotë, që janë zgjedhur në Kuvend për t’i përfaqësuar qytetarët, e jo për  marrjen e privilegjeve personale”, ka shtuar Krasniqi.

Ndryshe, gjatë seancave të fundit të Kuvendit të Kosovës, kanë dështuar disa procese të votimit për çështje të ndryshme, krejt kjo për arsye të mungesës së kuorumit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori