LAJMI I FUNDIT:

A mundet shiriti rreth kokës së foshnjës të zvogëlojë veshët llapush? Mjekët jepin përgjigjen

A mundet shiriti rreth kokës së foshnjës të zvogëlojë veshët llapush? Mjekët jepin përgjigjen

Veshët e shtrënguar nuk ndikojnë në dëgjimin e fëmijës, por ata mund të jenë një problem estetik dhe një burim i pasigurisë

Veshët llapush janë të trashëguar, por ata gjithashtu mund të jenë pasojë e pozicionit të keq të një fëmije në barkun e nënës.


Cilado qoftë arsyeja, veshët llapush mund t’i sjellin shumë probleme një fëmije tashmë në kopsht, thonë mjekët ORL, transmeton Telegrafi.

Është interesante që djemtë trashëgojnë shpesh veshë llapush.

A ndihmon lidhja e një shiriti flokësh foshnjës?

Meqenëse prindërit kanë frikë se fëmijët e tyre do të kuptojnë se kanë një problem estetik pas kontaktit të parë me bashkëmoshatarët e tyre, ata përpiqen ta zgjidhin vetë këtë problem.

Ata zakonisht i detyrojnë fëmijët të mbajnë rripa flokësh.

Asnjë faktor i jashtëm që prindërit mund të ndikojnë nuk çon në ndryshimin e formës ose pozicionit të laprës së veshit (duke fjetur në një mënyrë të caktuar, duke vendosur shirita rreth kokës, duke bartur një fashë elastike).

Lapra e veshit pothuajse plotësisht e përfundon rritjen dhe zhvillimin e saj deri në vitin e pestë ose të gjashtë të jetës, kështu që atëherë mund të planifikohet korrigjimi kirurgjikal, vetëm nëse fëmija është i motivuar për të njëjtën gjë dhe nëse vuan për shkak të formës dhe pozicionit të veshëve. / Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori