LAJMI I FUNDIT:

A mund të kandidojë Donald Trump për president pas vendimit të Colorados?

A mund të kandidojë Donald Trump për president pas vendimit të Colorados?

Një gjykatë e Colorados ka vendosur që Donald Trump nuk mund të kandidojë për president për shkak të veprimeve para trazirave të 6 janarit. Pra, çfarë do të thotë kjo për zgjedhjet e përgjithshme?

Vendimi thoshte se ish-presidenti nuk ishte i përshtatshëm si kandidat në garën paraprake republikane të shtetit, sepse një pjesë e Kushtetutës së SHBA-së diskualifikon njerëzit që përfshihen në kryengritje.


Pse një lajm i keq është lajm i mirë për Trumpin - tani për tani
Lexo po ashtu Pse një lajm i keq është lajm i mirë për Trumpin - tani për tani

Trump ka thënë se do të apelojë në Gjykatën e Lartë të SHBA-së për të anuluar vendimin, duke ngritur një betejë gjyqësore që mund të riformësojë garën e vitit 2024, raporton bbc.

Ish-presidenti është favorit për t’u bërë kandidat i republikanëve për zgjedhjet e nëntorit, ku pritet të përballet me presidentin demokrat, Joe Biden.

Pse Gjykata e Lartë e Colorados e mori këtë vendim?

Gjykata njoftoi se ka gjetur “prova të qarta dhe bindëse që presidenti Trump ishte i përfshirë në kryengritje”.

“Shumica e gjykatësve mendojnë se Trump është diskualifikuar nga mbajtja e detyrës së presidentit nën Seksionin 3 të Amendamentit 14”, përfundoi ajo.

Seksioni 3 diskualifikon nga detyra federale njerëzit që angazhohen në “përplasje ose rebelim” kundër Kushtetutës.

Ky vjen nga periudha pas Luftës Civile dhe ishte një përpjekje për të ndaluar ata që mbështetën shtetet jugore të largoheshin prej Unionit nga kthimi në postet qeveritare.

Trump diskualifikohet për zgjedhjet presidenciale në Colorado, reagon Joe Biden
Lexo po ashtu Trump diskualifikohet për zgjedhjet presidenciale në Colorado, reagon Joe Biden

Kjo është hera e parë që Seksioni 3 është përdorur për të diskualifikuar një kandidat presidencial.

Ishte një vendim i ndarë, 4-3, që do të thotë se tre gjyqtarë në gjykatë besojnë se nuk ka bazë ligjore për të përjashtuar Trumpin nga votimi.

Vendimi prej 213 faqesh thoshte se veprimet e Trumpit deri në 6 janar përbënin kryengritje.

Avokatët e republikanit kishin argumentuar në Colorado se ai nuk duhet të diskualifikohej sepse nuk mbante përgjegjësi për trazirat.

A mund ende të kandidojë në zgjedhjet e 2024?

Po. Ky vendim zbatohet vetëm për Colorado, kështu që e lë Trumpin ende në gjendje të kandidojë në zgjedhjet e tjera paraprake republikane.

Ai është shumë përpara rivalëve republikanë, kështu që mund të fitojë nominimin e partisë pa garuar në Colorado, transmeton Telegrafi.

Joe Biden fitoi në Colorado kundër Donald Trumpit në vitin 2020 me një diferencë të madhe dhe Trumpit nuk do t’i duhet fitorja në Colorado, për të fituar zgjedhjet presidenciale.

Donald Trump dëshiron që procesi i tij gjyqësor të transmetohet drejtpërdrejt në televizion
Lexo po ashtu Donald Trump dëshiron që procesi i tij gjyqësor të transmetohet drejtpërdrejt në televizion

Por, mund të ketë implikime më të gjera për zgjedhjet e përgjithshme.

Dhjetëra shtete të tjera amerikane kanë ngritur padi të ngjashme duke u përpjekur të ndalojnë Trumpin të kandidojë, dhe ky vendim mund të bëjë që disa prej tyre të kenë më shumë gjasa të kenë sukses.

Nëse ai do të ndalohej të kandidonte në një shtet ku ai dhe Biden janë “kokë më kokë”, kjo mund të jetë kritike në një garë presidenciale që pritet të jetë e ngushtë.

Çfarë ndodh më pas?

Ekipi i fushatës së Trumpit ka thënë tashmë se do të apelojë në Gjykatën e Lartë të SHBA-së.

Ajo do të vendosë se si do ta trajtojë këtë çështje gjatë vitit 2024, por nuk është e qartë se kur.

Ekipi i tij ka kohë të apelojë deri më 4 janar dhe kjo do të thotë se emri i Trumpit do të mbetet në fletën e votimit në Colorado derisa Gjykata e Lartë të marrë vendimin e saj.

Ivanka distancohet nga 'mashtrimet' e babait të saj, Donald Trump: Nuk jam e përfshirë në deklarimet financiare
Lexo po ashtu Ivanka distancohet nga 'mashtrimet' e babait të saj, Donald Trump: Nuk jam e përfshirë në deklarimet financiare

Gjyqtarët do të duhet të marrin në konsideratë argumentet ligjore që do të kërkojnë kohë, por do të jenë nën presion për të vendosur përpara zgjedhjeve paraprake më 5 mars.

Për të shtuar shqyrtimin e jashtëzakonshëm mbi atë që vendos Gjykata e Lartë, vendimi i tyre mund të zbatohet në nivel kombëtar dhe të ketë ndikim në paditë tjera.

Gjykata tashmë është më konservatore, pjesërisht falë tre gjyqtarëve të emëruar nga Trumpi.

Ku qëndrojnë ekspertët ligjorë për këtë?

Janë dy çështje kyçe ligjore për t’u marrë parasysh.

Njëra pyetje është nëse veprimet e Trumpit në periudhën para sulmit në Kongresin amerikan klasifikohen si trazirë.

Tjetra është nëse mbajtësit e funksioneve që Seksioni 3 synonte të ndalonte duhet të përfshinte presidentin.

Ish-presidenti Trump në gjyq nën akuzat për mashtrime financiare të kompanisë së tij
Lexo po ashtu Ish-presidenti Trump në gjyq nën akuzat për mashtrime financiare të kompanisë së tij

Një gjykatë më e ulët në Colorado tashmë vendosi se Trump ishte përfshirë në kryengritje, por ligji nuk zbatohej në zyrën e presidencës.

Ky vendim i fundit nuk u pajtua dhe studiuesit kryesorë juridikë janë të ndarë nëse ky ligj duhet të zbatohet për Trumpin.

Cilës është ndikimi politik?

Organizuesit e fushatës së 77-vjeçarit thonë se vendimi është një tjetër shembull i përdorimit të sistemit të drejtësisë për të persekutuar kandidatin e tyre.

Zëdhënësi Steven Cheung tha se votuesve në Colorado po u mohohet e drejta për të zgjedhur kandidatin që duan të përfaqësojë ata.

Sondazh i ri për zgjedhjet e vitit 2024 - Biden pas tre kandidatëve republikanë Trump, Haley dhe Scott
Lexo po ashtu Sondazh i ri për zgjedhjet e vitit 2024 - Biden pas tre kandidatëve republikanë Trump, Haley dhe Scott

Trump ka përballuar një sërë sfidash ligjore që nga largimi nga detyra në vitin 2021, përfshirë disa akuzime penale.

Ata nuk kanë bërë asgjë për të zvogëluar popullaritetin e tij. Në fakt, duket se i kanë shtuar mbështetësit dhe kanë forcuar pozitën e tij në garën e partisë republikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Erdogan mbron Hamasin, thotë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

Erdogan mbron Hamasin, thotë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

Turqia
Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan luftarak rus Su-25 në rajonin e Donetskut

Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan luftarak rus Su-25 në rajonin e Donetskut

Evropa
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Vrasësit hapin zjarr dhe vrasin tetë persona në depon e birrës në Meksikë – kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës

Vrasësit hapin zjarr dhe vrasin tetë persona në depon e birrës në Meksikë – kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës

Amerika Latine
Kalo në kategori