LAJMI I FUNDIT:

Sondazh i ri për zgjedhjet e vitit 2024 – Biden pas tre kandidatëve republikanë Trump, Haley dhe Scott

Sondazh i ri për zgjedhjet e vitit 2024 – Biden pas tre kandidatëve republikanë Trump, Haley dhe Scott

Presidenti aktual amerikan, Joe Biden do të humbiste zgjedhore të vitit 2024 kundër tre kandidatëve republikanë.

Biden, 80 vjeç, është pas kandidatit kryesor të Partisë Demokratike të 2024-s, ish-presidentit Donald Trump, si dhe ish-ambasadorja së OKB-së, Nikki Haley dhe senatorit, Tim Scott (R-SC) në zgjedhjet hipotetike, sipas sondazhit Harvard/CAPS-Harris.


Nikki Haley, gruaja e një burri me prejardhje shqiptare mund të bëhet presidente e SHBA-së
Lexo po ashtu Nikki Haley, gruaja e një burri me prejardhje shqiptare mund të bëhet presidente e SHBA-së

Trump, 77 vjeç, do të fitonte me 4 pikë diferencë kundrejt Bidenit, me presidentin aktual që mori 40 për qind mbështetje krahasuar me 44 për qind të Trumpit. Gati 15 për qind u përgjigjen se nuk e dinin ose nuk ishin të sigurt se kush ishte kandidati i tyre i preferuar, raporton nypost.

Haley, 51 vjeç, do ta mposhte Bidenin me të njëjtën diferencë, sipas sondazhit, me 41 për qind që mbështesin ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut dhe zyrtarin e administratës Trump, krahasuar me 37 për qind që thanë se do të mbështesnin presidentin në detyrë. Votuesit ishin më pak të sigurt se për kë do të votonin në atë skenar, me 21 për qind që thanë se nuk ishin të sigurt ose nuk e dinin se kë do të zgjidhnin.

Scott, 58 vjeç, kaloi Biden 39 për qind në 37 për qind në sondazhin Harvard/CAPS-Harris, me 25 për qind të pasigurt se për kë të votojnë.

Midis kandidatëve të tjerë primar të GOP, Biden performoi më së miri kundër ish-zëvendëspresidentit Mike Pence, duke e mundur atë me 42-36 për qind në një garë hipotetike.

Nikki Haley i kërkon OKB-së tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova
Lexo po ashtu Nikki Haley i kërkon OKB-së tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova

Biden kryesoi gjithashtu kundër guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis (42-38 për qind) dhe sipërmarrësin Vivek Ramaswamy (39-37 për qind) në sondazhin e ri.

Sondazhi mati gjithashtu se si do të kalonin kandidatët e republikanë në një garë kundër zëvendëspresidentes, Kamala Haris dhe zbuloi se Trump ishte i vetmi që do të mundte Harrisin në një garë kokë më kokë (46-40 për qind). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Evropa
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori