LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidenti Trump në gjyq nën akuzat për mashtrime financiare të kompanisë së tij

Ish-presidenti Trump në gjyq nën akuzat për mashtrime financiare të kompanisë së tij

Ish-presidenti Donald Trump që doli të hënën para gjykatës në qytetin e Nju Jorkut për të dëshmuar në një çështje civile për mashtrim financiar të kompanisë së tij, ndërmori sulme të ashpra personale ndaj gjyqtarit shtetëror Arthur Engoron, për të cilin ai tha se ishte i njëanshëm kundër tij, si edhe kundër Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, të cilën etiketoi si një “mashtruese politike”.

Ai ngriti lart suksesin e biznesit të tij të pasurive të paluajtshme dhe hodhi poshtë akuzat se kishte mashtruar bankat dhe kompanitë e sigurimeve.


“Unë vlej miliarda dollarë më shumë se sa tregon bilanci financiar”, tha ai.

“Kjo është e kundërta e mashtrimit”, tha ai.

Duke iu referuar prokurores James, një demokrate, zyra e së cilës ngriti padinë, ai tha: “Ajo është mashtruese”.

Gjatë seancës të së hënës, gjykatësi i çështjes Arthur Engeron i kërkoi Trump të jepte përgjigje të përmbledhura, duke i kujtuar që gjykata “nuk është tubim politik”.

“Zoti Kise, a mund ta kontrolloni klientin tuaj? Ky nuk është tubim politik. Është gjykatë”, i tha gjykatësi Engeron avokatit të zotit Trump, Christopher Kise.

Ai e përdori gjithashtu vëmendjen për shkak të dëshmisë në gjyq si një platformë për fushatën presidenciale ku ai kryeson mes kandidatëve republikanë, duke përsëritur pretendimet se po goditet politikisht nga prokurorët dhe gjyqtarët.

“Njerëzit janë të lodhur nga ajo që po ndodh. Mendoj se është një ditë shumë e trishtuar për Amerikën”, u tha Trump gazetarëve jashtë sallës së gjyqit pas afërsisht tre orë e gjysmë dëshmi.

Trump mbajti të njëjtin qëndrim si dy djemtë e tij gjatë dhënies së dëshmive për këtë çështje muajin e kaluar.

Ai u mundua të minimizonte rolin e tij të drejtpërdrejtë në përgatitjen apo vlerësimin e bilancit financiar të kompanisë së tij.

Akuzat dëmtojnë reputacionin e Trump, të ndërtuar me kujdes ndër dekada dhe mund t’i kushtojë humbje financiare shumicës së bizneseve të tij.

Por dalja e tij para gjyqit mund të jetë edhe fillimi i një etape që do të përcaktojë procesin zgjedhor të vitit 2024, nëse ai do të bëhet kandidati përfundimtar republikan për president. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori