Kanë kaluar dy vite që kur artisti Gergely Dudas i kërkoi ndjekësve të tij që ta gjejnë pandën në mesin e qindra dordolecëve, dhe prej atëherë vazhdoi me krijimin e vizatimeve të ndryshme që kërkojnë përqendrim për t'i analizuar.

I njohur me nofkën Dudolf, ai së fundmi ka publikuar një figurë tjetër interesante në Facebook, ku nga fansat ka kërkuar edhe kësaj herë ta lodhin paksa kokën - ta gjejnë bretkosën në mesin e qindra gjetheve, transmeton Telegrafi.


4 22

Vizatimi ngjan më shumë me një xhungël, ku në mes të saj është e fshehur një bretkosë që ua ka vështirësuar punën të gjithë atyre që kanë tentuar ta lokalizojnë.

5 20

Mbi dymijë persona tashmë kanë tentuar ta gjejnë, por deri më tani të paktë kanë qenë ata që ia kanë arritur qëllimit. /Telegrafi/