Mula dhe Çako ndahen ligjërisht

Sipas gjykatës, djali i tyre, Anthony, do të qëndrojë me nënë, sopranon Inva Mula në Paris, ndërsa ka detyruar të atin Pirro Çako të paguajë një shumë prej 10 mijë lekësh për mirërritjen dhe edukimin e tij
Në vendimin e gjykatës, thuhet se kantautori do të mund të takohet me të birin sa herë të ketë mundësi, për shkak se jetojnë në dy shtete të ndryshme, Anthony në Francë, ndërsa vetë ai në Tiranë.
Si sopranoja, ashtu dhe këngëtari, flitet se kanë nisur histori të reja dashurie, por zyrtarisht nuk e ka pranuar asnjëri prej tyre. Duket se për zyrtarizimin ishte bërë pengesë firma e gjykatës, çka ligjërisht i ka dhënë fund martesës së tyre. /SummerPages/Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/06/2010
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































