Muhaxheri për krizën me energjinë: Është dashur të ndërtohet ‘Kosova e re’, projekt i propozuar nga ish-ministri Çeku
Kryetari i komunës së Pejës dhe nënkryetar i LDK-së në nivel qendror Gazmend Muhaxheri, ka folur për krizën aktuale energjetike që po e përjeton Kosova në këto muaj.
I ftuar në ‘RADIO 1’, Muhaxheri që qeverisë me komunën e Pejës, ndërsa subjekti i tij LDK në nivel qendror është opozitë, ka komentuar premtimet e kryeministrit Kurti për ulje të çmimit të energjisë në kohën sa ishte opozitar, përderisa tani si kryeministër po paralajmëron shtrenjtim të saj.
Muhaxheri në këtë pikë thotë se Kurti ka dëmtuar vetën duke tentuar që të bëhet kryeministër duke bërë opozitarizëm në çdo segment të jetës, me çdo kusht dhe pa bërë llogari logjike.
“Unë mendoj, se opozitarizimi me çdo kusht, është i dëmshëm edhe për vete, edhe për partinë por edhe për vendin. E kjo e fundit, (pra për vendin) është shqetësuese. Tani kur je brenda rezulton ndryshe”, tha Muhaxheri.
Duke folur për temën e krizës energjetike, Gazmend Muhaxheri i LDK-së, ka thënë se në mënyrë që Kosova në ditët e sotme të mos kishte situata krize energjetike, është dashur që në vitin 2005 të shtyhej para projekti energjetik i ministrit të atëhershëm të Energjisë dhe Minierave, Ethem Çeku, për termocentralin ‘Kosova e Re’.
“Unë me sa mbajë në mend në vitin 2003-2005, ministri i atëhershëm i Energjetikës dhe Minierave, z.Ethem Çeku ka paraqitur një program me të vërtet shumë ambicioz për zhvillimin e sektorit të energjisë në Republikën e Kosovës, e që tash pas sa vitesh, 17 apo 18 vite, po shihet që ka qenë vizioni më i mirë dhe më i qëndrueshëm për të ardhmen energjetike të vendit. Pra kur e shikon prej perspektivës, edhe ne, që atëherë ishim në parti opozitare, kemi thënë jo, shumë po ndotet ambienti, jo kjo, jo ajo, mirëpo realiteti është që aty ka qenë bazament ajo çfarë e ke. Pra Kosova pasurinë më të madhe e ka pasur resursin e thëngjillit. Sikur të ishte ndërtuar Termocentrali në fjalë, ‘Kosova e re’, siç ishte planifikuar, edhe e di, ka pasur investitorë më serioz të mundshëm në botë nga kjo fushë, sot ndoshta kishim qenë fuqi energjetike në ballkan e që mandej na ishte mundësu një pozicion më i mirë edhe për negocim, edhe për të ardhmen e vendit e shtoja këtu edhe të hyrat që i kishim pasur të jashtëzakonshme nga energjia, tani kur është rritur çmimi i megavatit”, tha Muhaxheri.
Muhaxheri mosrealizimin e projektit energjetik ‘Kosova e Re’, tani fatkeqësisht e sheh si mundësi të humbur dhe të pakthyeshme.
“Tash me agjendat europiane ai resurs ekonomik që ka qenë atëherë, 14 miliard tonelata diku thëngjill, është i pashfrytëzueshëm dhe mbetet një resurs i vdekur që nuk ka me kontribu në zhvillimin ekonomik të vendit, e çka ndodhë, paralelisht prap kanë me vazhdu me funksionu termocentralet që ndotjen e kanë të njejtë”, shtoi tutje Muhaxheri.
Ndryshe, vendimi për ndërtimin e një termocentrali të ri, me të cilin do të përmirësohej gjendja energjetike në Kosovë, ishte marrë në vitin 2005, të qeverisjes LDK-AAK, Rugova-Haradinaj, e në krye të Ministrisë së Energjetikës dhe Minierave nga AAK, ishte vënë Et’hem Çeku, pararendës i Gazmend Muhaxherit në Pejë, duke qenë për një mandat të pasluftës edhe kryetar i komunës së Pejës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit