LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri: Kandidatura e Vjosa Osmanit, e panegociueshme

Muhaxheri: Kandidatura e Vjosa Osmanit, e panegociueshme

Kryetari i Pejës dhe anëtarë i Kryesisë qendrore të LDK-së Gazmend Muhaxheri i ftuar në ‘RADIO 1’, ka folur për aktualitetin politik me theks të veçant zhvillimet e mundshme në raportin LDK-VV.

Në bisedë me kryeredaktorin e ‘RADIO 1’, Fitim Behlulin, Muhaxheri ka thënë se LDK e ka nominuar Vjosa Osmanin për kryeministre dhe kandidatura është e panegociueshme. Muhaxheri ka lënë hapur të gjitha mundësitë tjera për ujdi me VV-në.


“Është e qartë që LDK e ka nominuar Vjosa Osmanin dhe kandidatja jonë nuk mundet me u negociu në çështjen e kryeministrit të ardhshëm të Republikës së Kosovës. Të gjitha opsionet tjera janë të hapura dhe ka mundësi ti diskutojmë deri më 30 gusht kur përfundon afati për koalicione.”, deklaroi Muhaxheri.

Referuar nga kjo deklaratë e Muhaxherit, dhënë pak më parë dhe nga ajo e Hazirit i cili tha se mund të ndodhin zhvillime drejt bashkimit LDK-VV, pas orës 15:00, I bie që Vetëvendosje mund të heq dorë nga nominimi i z.Kurti.

Më tej Muhaxheri i pyetur se ai personalisht a do jetë pjesë e listës për zgjedhjet nacionale Muhaxheri ka dhënë këtë përgjigje.

“Besojë që nuk do jem në listë. Nëse kryesia e LDK-së vendos që te jem, normal që duhet të dal. Nga dega jo. Ne nga dega i kemi tre kandidat të suksesshëm që kanë qenë edhe deputet, janë, Kujtim Shala, Besa Gaxheri dhe Ramiz Kelmendi,”-tha Muhaxheri për ‘Radio 1’.

Më tej kreu i Pejës Muhaxheri ka folur edhe për mundësitë e ndonjë bashkëpunimi pas zgjedhor, apo koalicioni të tillë edhe me subjektet tjera siç janë koalicioni AAK-PSD apo Nisma-AKR.

“Duhet pritur të reflektoj secila palë. Është vendimi i Kushtetueses që e favorizon fituesin e garës ta formojë qeverinë dhe kjo frymë po imponon koalicione dhe po krijon frymë jo të mirë. Besoi për këtë se raporti i forcave të pas 6 tetorit do imponoj ndoshta edhe koalicione të tilla, të tjera. Për ne ka qenë i pëlqyer me Vetëvendosjen dhe kjo për rifunksionalizimin e shtetit.”-shtoi Muhaxheri.

Duke ju përgjigjur pyetjes se a ka ujdi mes Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit sa i përket qëndrimit për ndryshim territoresh Kosovë-Serbi, Muhaxheri ka thënë se është qëndrim i LDK-së, i votuar tashmë se nuk ka ndryshim territoresh.

“Nuk negociohet territori i Republikës së Kosovës. Mund të fliten tema tjera, por shkëmbimi jo. Është Qëndrim i LDK-së dhe kjo dihet”.-përfundoi Muhaxheri i LDK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori