LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri: Gjuajtja me vezë ndaj Hotit, është sulm mbi qeverinë dhe ka qëllim dëmtimin e marrëdhënieve me SHBA-në

Muhaxheri: Gjuajtja me vezë ndaj Hotit, është sulm mbi qeverinë dhe ka qëllim dëmtimin e marrëdhënieve me SHBA-në

Nënkryetari dhe kryetari i LDK-së në Pejë, Gazmend Muhaxheri ka reaguar për sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti. Sulm i cili erdhi pas deklarimeve të fundit të kryetarit të LDK-së Isa Mustafa se “Kosova duhet të heq tarifën, në mirëbesim me SHBA-në dhe BE-në”.

Muhaxheri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, e ka quajtur sulm qyqar që sipas tij ka për qëllim dëmtimin e marrëdhënieve me SHBA-në.


“Sot, nga njerëz të ligë, të inspiruar nga drejtuesit e tyre me mendësi regresive, është sulmuar me vezë zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ndërkaq sulmi i këtyre qyqarëve ka vetëm një qëllim tashmë të njohur botërisht: Izolimin dhe degradimin e vendit, me theks të veçantë dëmtimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme të vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë Muhaxheri.

Ai ka thënë se, qyqarët dhe frikacakët duhet ta dinë se koha për qeverisje të keqe ka marrë fund.

Gjuajtja me vezë ndaj Hotit - Haradinaj thotë se kushdo që e ka sulmuar, ka bërë shumë mirë
Lexo po ashtu Gjuajtja me vezë ndaj Hotit - Haradinaj thotë se kushdo që e ka sulmuar, ka bërë shumë mirë

“Pra, sulmi ndaj zëvendëskryeministrit Hoti, mund të cilësohet si sulm mbi qeverinë, shpresën dhe entuziazmin e bazuar për një të ardhme të mirë të vendit, në të njëjtën kohë ky sulm mund të cilësohet edhe si thikë pas shpine për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qyqarët dhe frikacakët, si përfaqësues të së keqes për vendin, një gjë duhet ta dinë, se koha për qeverisje të keqe ka marrë fund, ndërsa qeverisja e mirë më nuk është një ëndërr, por një realitet i merituar për qytetarët e vendit” ka deklaruar nënkryetari i LDK-së.

Muhaxheri është shprehur se Hoti përfaqëson politikën tradicionale të LDK-së, të mbështetur në idealet e ish presidentit Rugova që sipas tij, kanë ruajtur miqësinë e përhershme me Amerikën.

“Për më tepër, ata duhet të dinë se zëvendëskryeministri Hoti, përfaqëson më së miri dhe me shumë kompetencë politikën tradicionale të LDK-së, të projektuar nga Presidenti Historik, Dr.Ibrahim Rugova, i cili me mençurinë, urtësinë dhe guximin e tij ndërtoi shtyllat e Lirisë, Pavarësisë dhe Demokracisë së vendit, dhe atë të mbështetur fuqishëm në miqësinë tonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fali Zot qyqarët dhe frikacakët dashakeqës të së ardhmes tonë, ndërkaq na mbro ne, vendin dhe marrëdhënien tonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti e bekoftë Kosovën!Zoti e bekoftë Amerikën”, ka shkruar ai në fund Muhaxheri.

Sulmohet me vezë Avdullah Hoti, shkaku i paralajmërimit për heqjen e taksës
Lexo po ashtu Sulmohet me vezë Avdullah Hoti, shkaku i paralajmërimit për heqjen e taksës

Ndërkaq shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, e ka mbështetur sulmin me vezë ndaj Hotit.

Haradinaj ka thënë se kushdo që e ka bërë, veprimin ndaj Hotit, ka bërë shumë mirë dhe sipas tij kjo duhet kuptuar që nuk do të lejohet Serbia dhe Rusia në Kosovë.

Sulmin ndaj zëvendëskryeministrit Hoti e kanë dënuar edhe tre ministrat e LDK-së, Agim Veliu, Hykmete Bajrami dhe Lumir Abdixhiku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Kalo në kategori