LAJMI I FUNDIT:

Gjuajtja me vezë ndaj Hotit – Haradinaj thotë se kushdo që e ka sulmuar, ka bërë shumë mirë

Gjuajtja me vezë ndaj Hotit – Haradinaj thotë se kushdo që e ka sulmuar, ka bërë shumë mirë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur për sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit të LDK-së, Avdullah Hoti.

Haradinaj në T7 ka thënë se kushdo që e ka bërë, veprimin ndaj Hotit, ka bërë shumë mirë dhe sipas tij kjo duhet kuptuar që nuk do të lekohet Serbia dhe Rusia në Kosovë.


Më herët ndaj LDK-së, kishte reaguar edhe ish-Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë Haradinaj, Besnik Tahiri i AAK-së.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, “në temat e dialogut me Serbinë nuk duhet të merren vendime të njëanshme dhe pa koncensus politikë, kjo nuk duhet avancohet”.

“Kosova e ka sfidë reformën në administratën e shtetit, kjo është sfidë e të gjithë ekspertëve për të ndihmuar konsoliduar dhe reformuar shtetin, kurrë skam me u ndal me ndihmu këtë proces”, ka shkruar Tahiri, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë sot se “Kosova duhet të heq tarifën, në mirëbesim me SHBA-të dhe BE-në”.

Mustafa ka thënë se në situatën aktuale është e rëndësisë themelore të ruhet dhe të kultivohet partneriteti me SHBA-të, dhe të vlerësohet roli prijës i tyre në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, duke shtuar më tej se vetëm SHBA mund të përmbyll marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Ndërkohë, sot afër Qeverisë së Kosovës është sulmuar me vezë zëvendëskryeministri Avdullah Hoti. E sulmuesit e panjohur derisa kanë hedhur vezë  në drejtim të Hotit, kanë thënë se taksa nuk bën të hiqet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori