Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, po merr pjesë në takimin ministror të NATO-s që po mbahet në Helsingborg, Mbretëria e Suedisë.

Para fillimit, Mucunski theksoi se takimi paraqet një mundësi të rëndësishme, pothuajse një vit pas Samitit në Hagë, “të shihet ajo që është arritur nga Haga, por edhe në dritën e samitit të ardhshëm shumë të rëndësishëm në Ankara”.


Ai theksoi se në fokus të bisedimeve do të jenë investimet në mbrojtje, mbështetja për Ukrainën, situata në Lindjen e Mesme, por edhe në Ballkanin Perëndimor, me ç’rast theksoi se Ballkani Perëndimor mbetet “zonë në Evropë ku ekziston ndikim serioz keqdashës nga faktorë të jashtëm dhe ku ende ekzistojnë rreziqe sigurie”.

Njëkohësisht, ai theksoi se “NATO është aleancë që po bëhet gjithnjë e më e fortë falë përkushtimit për 5% shpenzim për mbrojtje”, duke vlerësuar se takimi do të jetë mundësi për të biseduar edhe për sfidat, por edhe për mundësitë para Aleancës.

“Do të diskutojmë industritë tona të mbrojtjes, por gjithashtu do të diskutojmë mbështetjen e përkushtuar që kemi siguruar si Aleancë për Ukrainën dhe planet tona për të lëvizur përpara. Patjetër që situata në Lindjen e mesme është e pashmangshme, ndërsa unë do të insistoj që gjithashtu të diskutojmë për Ballkanin Perëndimor, një hapësirë e Europës ku ka ndikime serioze malinje që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe ku rreziqet e sigurisë ende ekzistojnë”, tha Timço Mucunski.