Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka zgjedhur Telekomin e Kosovës për ofrimin e shërbimeve telekomunikuese mobile dhe fikse. Marrëveshja është nënshkruar sot nga Bedri Istrefi, U.D. Kryeshef Ekzekutiv i TK-së dhe Endrit Shala, ministër i MTI-së.
“Jemi të kënaqur që të përmbushim qëllimin e MTI-së, për të pasur komunikim sa më efikas dhe të shpejtë, duke lehtësuar kësisoj komunikimin e tyre mes vete, por edhe me institucionet dhe palët tjera”, tha Bedri Istrefi, U.D. Kryeshef Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës.
Telekomi i Kosovës do t’i mundësojë tërë personelit të MTI-së që të kenë shërbim të pandërprerë dhe cilësor, duke përfshirë edhe kujdesin e shtuar dhe të vazhdueshëm ndaj konsumatorëve.
“Marrëveshja e sotme përmban nivelin më të lartë të cilësisë së shërbimeve të telefonisë mobile, fikse dhe të internetit, për të siguruar komunikim efikas të telefonisë mobile, fikse dhe internetit të shpejtë”, theksoi Endrit Shala, kreu i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI)
U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës gjatë takimit me z. Endrit Shala, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë, kanë diskutuar gjithashtu për format e ndryshme të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Telekomi i Kosovës, Vala edhe më tutje mbetet zgjedhja më e preferuar e institucioneve publike dhe bizneseve private, pasi që ofron shërbimet telekomunikuese më cilësore dhe kjo dëshmohet me numrin gjithnjë e më të madh të konsumatorëve individualë dhe biznesor po i bashkohen operatorit publik Vala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City