LAJMI I FUNDIT:

MSA kthen në Kuvend opozitën (Video)

MSA kthen në Kuvend opozitën (Video)

Vetëvendosje, AAK e Nisma, më 2 nëntor të vitit të shkuar kishin bojkotuar seancën, ku do të votohej marrëveshja e parë kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së, duke e quajtur atë dokument të negociuar keq e që ka raste kur vë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës, raporton KTV.

Por, pesë muaj pas, kjo bëhet e rëndësishme edhe për opozitën. Ilir Deda, Pal Lekaj, Valdete Bajrami e Time Kadrijaj kanë qenë të pranishëm në takimin e parë të komisionit parlamentar për stabilizim-Asociim që ishte i mbyllur për media.


Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se Stabilizim-Asociimi është jashtë interesave partiake dhe është për të mirën e vendit. Për këtë takim Lekaj tha se nuk ishin të dakorduar me Vetëvendosjen, porse pret që në takimet e radhës të marrë pjesë edhe vetë kreu i VV-së, Visar Ymeri.

Edhe kryetari i Komisionit, Xhavit Haliti, ka thënë se kjo çështje tejkalon pozitë e opozitë, kur të gjithë kanë detyrime për Kosovën.

Haliti tha se Mogherini dhe Hahn janë të ftuar në seancë për të marrë pjesë në debat që është në interes të madh për Kosovën.

https://vimeo.com/162561640