LAJMI I FUNDIT:

Mr.Rex me koleksion të ri

Mr.Rex me koleksion të ri

Stilisti i njohur Mr.Rex ka realizuar së fundmi koleksionin e tij më të ri për maturantë 2018.

Në rrjetet e tij sociale, ai ka promovuar disa nga veshjet e këtij koleksioni, të punuara të gjitha me dorë.


Ai ka treguar për Telegrafin se ky koleksion ka dalë tashmë në shitje, ndërsa ndërthur në vete stile dhe dizajne të ndryshme.

I njëjti vazhdon të ketë bashkëpunim me shumë prej emrave të estradës, ndërsa është çdo herë në angazhim për koleksione të reja. /Telegrafi/