LAJMI I FUNDIT:

MPMS nënshkruan marrëveshje për 240 grante për mikrobiznese

MPMS nënshkruan marrëveshje për 240 grante për mikrobiznese

Ministri në detyrë i MPMS-së, Arban Abrashi, ka nënshkruar marrëveshje për 240 grante për mikrobiznese.

“Sot, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, respektivisht ministrit Arban Abrashi dhe Shqipe Breznicës, Koordinatore e Programit nga organizata gjermane ‘Help’ në kuadër të projektit ‘Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2017-2018’”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.


Më tutje thuhet se qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të grupeve të cenueshme në sferën ekonomike dhe shoqërore, në mënyrë që të ju krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri, përderisa objektiva është zvogëlimi i nivelit të varfërisë në mesin e grupeve ekonomikisht të cenueshme.

“Komponentët e projektit janë 240 grantet për mikrobizneset; trajnime për biznes dhe trajnime profesionale dhe mbështetje iniciativave sipërmarrëse të komunitetit në të gjithë vendin që do të ndikojnë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe do të kontribuojnë në stabilitetin socio-ekonomik”, thuhet në komunikatë.

Komunat partnere për gjatë zbatimit të projektit në vitin 2017 dhe në 2018 janë: Suhareka, Lipjani, Deçani, Shtërpca, Istogu, Gjakova, Graçanica, Mitrovica dhe Mitrovica Veriore.