Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës rikonfirmon nivelin e marrëdhënieve shumë të mira me Ganën, të cilat kanë shënuar vetëm ngritje, që nga koha e njohjes së vendit tonë nga ky shtet afrikan në vitin 2012.
MPJ rikujton se veç komunikimeve të rregullta në nivelin e lartë ndër-shtetëror, ndërtimit të urave të miqësisë në mes dy popujve dhe hapjes së mundësive të reja në mes dy vendeve, në muajin qershor të këtij viti është akredituar edhe ambasadorja jo-rezidente e shtetit të Ganës në Kosovë, Salma Frances Mancell.
Në një komunikatë për media thuhet se raportimet e tjera jashtë frymës së marrëdhënieve të mira dhe të qëndrueshme në mes Kosovës dhe Ganës janë thjesht vazhdim i propagandës serbe me lajme të rreme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251