LAJMI I FUNDIT:

MPJ-Maqedoni pret të dhëna nga Parisi nëse në mesin e viktimave, ka edhe shtetas nga Maqedonia

MPJ-Maqedoni pret të dhëna nga Parisi nëse në mesin e viktimave, ka edhe shtetas  nga Maqedonia

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë është në pritje të të dhënave nëse në mesin e të vdekurve dhe të plagosurve në sulmin në Nicë të Francës ka shtetas të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç bëri të ditur Ministria e Jashtme për portalin “Meta” gjatë ditës pritet më shumë detaje.


Drejtuesi i kamionit në Nicë të Francës mbrëmë ishte duke kaluar gjatë kremtimit të Ditës së Bastijës, dhe përnjëherë ka kaluar drejt njerëzve dhe ka vrarë 84 vetë dhe ka plagosur disa dhjetra. Autoritetet franceze tani për tani nuk kanë asnjë informacion mbi kombësinë e të vdekurve dhe të plagosurve.

Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili dyshohet se është kryer nga një francez me origjinë nga Tunizi. /Telegrafi/