LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Komiteti i Përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë u zhvillua në atmosferë konstruktive

MPJ: Komiteti i Përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë u zhvillua në atmosferë konstruktive

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut nëpërmes një deklarate thonë se Komiteti i Përbashkët në mes Maqedonisë dhe Greqisë në një atmosferë konstruktive dhe kolegjiale kryenin një rishikim të hollësishëm dhe gjithëpërfshirës, njofton Telegrafi Maqedoni

“Takimi i katërt i Komitetit të Përbashkët Ndërdisiplinor për Çështjet Historike, Arkeologjike dhe Arsimore, i themeluar në përputhje me Nenin 8 paragrafi 5 të marrëveshjes përfundimtare, nënshkruar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë më 17 qershor 2018 në Prespë, u mbajt në Ohër më 17 dhe 18 maj të vitit 2019.


Delegacionet e të dy palëve në një atmosferë konstruktive dhe kolegjiale kryenin një rishikim të hollësishëm dhe gjithëpërfshirës të planeve të historisë, teksteve shkollore dhe materialet mësimore ndihmëse (mjetet mësimore) të historinë të përdorura në të dyja vendet. Materiali i lartpërmendur duhet të lirohet sa më shpejt nga çdo referencë irredentiste dhe revizioniste”, thonë nga MPJ.

Nga atje thonë se bazuar në marrëveshjen e Prespës dhe në përputhje me qëllimet dhe parimet e UNESCO-s dhe Këshillit të Evropës, u miratua metodologjia e përshkruar në konkluzione, për revizionimin e planeve të teksteve shkollore. Të dy delegacionet ranë dakord që të nxisin përfshirjen e më shumë përmbajtjeve në fushën e kulturës dhe artit në arsim, me qëllim që të ndërtojë një imazh pozitiv për tjetrin.

U arrit një marrëveshje mbi afatin kohor për zbatimin e gjetjeve të Komitetit të Përbashkët Ndërdisiplinor mbi Çështjet Historike, Arkeologjike dhe Arsimore dhe dorëzimin e rekomandimeve përkatëse në Këshillin e lartë të bashkëpunimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori