LAJMI I FUNDIT:

MPJ e Maqedonisë ende nuk e di nëse ka qytetar të lënduar në shpërthimet në Stamboll

MPJ e Maqedonisë ende nuk e di nëse ka qytetar të lënduar në shpërthimet në Stamboll

Tani për tani nuk ka informacione për shtetas të lënduar të Maqedonisë në sulmin terrorist, i cili ndodhi mbrëmë në aeroportin “Ataturk” në Stamboll. Priten më shumë informacione gjatë ditës, informojnë për MIA-na nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Potencojnë se janë në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Maqedonië në Ankara dhe me Konsullatën në Stamboll, ndërsa komunikim të rregullt kanë edhe me autoritetet turke.


Ndryshe, aeroplani i cili mbrëmë fluturoi nga Shkupi drejt Stambollit me aviokompaninë “Turkish Airlines” është ridestinuar dhe ka ateruar në aeroportin e Izmirit.

Fluturimi i sotëm i paradites nga Shkupi drejt Stambollit me aviokompaninë “Turkish Airlines” është paraparë të realizohet me vonesë, ndërsa fluturimi i sontëm është anuluar.

Aviokompania nacionale turke “Turkish Airlines” i ndërpreu përkohësisht fluturimet, pasi sulmuesit-vetëvrasës të Shtetit Islamik vranë 41 persona në aeroportin e Stambollit mbrëmë vonë.

Aviotransportuesi nacional kumtoi se të gjitha rezervimet për fluturimet drejt dhe nga aeroporti Ataturk në Stamboll midis 28 qershorit dhe 5 korrikut 2016 do të ricaktohen ose pasagjerët do mund t’i kërkojnë paratë deri më 31 korrik.

Të paktën 41 persona e humbën jetën dhe 147 janë lënduar në një sulm vetëvrasës të trefishtë në aeroportin Ataturk.

Kryeministri turk, Binali Jilldirim theksoi se shenjat e para tregojnë se bëhet fjalë për sulm të kryer nga Shteti i ashtuquajtur islamik.

Sulmuesit mbrëmë rreth orës 22 kanë filluar me të shtëna në hyrje të terminalit ndërkombëtar të aeroportit në Stamboll dhe më vonë janë hedhur në ajër me eksplozivin që e kanë pasur në vete, kumtuan autoritetet turke.

Aeroportin “Ataturk” në Stamboll në vit e shfrytëzojnë mbi 60 milionë pasagjerë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit

Sveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit

Siguri
Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real

Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real

Politikë
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë

Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë

Lajme
Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim

Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim

Lajme
Befason Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik

Befason Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik

Lajme
Kalo në kategori