LAJMI I FUNDIT:

MPJ demanton Gjuriqin: Ne i dhamë leje për të hyrë në Kosovë

MPJ demanton Gjuriqin: Ne i dhamë leje për të hyrë në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës njofton se ka aprovuar kërkesën për hyrje në Kosovë të Marko Gjuriqit dhe e njëjta i është aprovuar.

“Andaj, teatri i inskenuar nga ana e, Gjuriq, për gjoja refuzim të kërkesës për hyrje në Kosovë, është vetëm një përpjekje e dëshpëruar e tij për ta paraqitur Kosovën si palë jo bashkëpunuese”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.


Sipas MPJ-së në të kaluarën, sikurse që do të ndodhë edhe më tutje, kjo Ministri miraton ose refuzon kërkesa.

“Dhe, secilit vendim i kemi qëndruar ballëhapur. Nuk kemi nevojë për dramaticitet të shtirur në këtë fazë kur po punojmë intensivisht për evropianizimin e rajonit”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.