LAJMI I FUNDIT:

MPB: Të mos nxitet gjuha e urrejtjes

MPB: Të mos nxitet gjuha e urrejtjes

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) përmes një kumtese tha se rasti i 29 qershorit është zbardhur, dhe për këtë publiku është informuar në kohë. MPB-ja apelon të mos nxitet gjuha e urrejtjes dhe t’u jepet hapësirë institucioneve që ta kryejnë punën e tyre.

“I hedhim poshtë të gjitha dezinformimet qëllimkëqija të disa individëve dhe disa partive politike të papërgjegjshme, të cilat e keqpërdorin vdekjen e djaloshit. Sektori i Punëve të Brendshme Shkup ka ngritur padi penale kundër B.B. (20) dhe J.L. (19), të gjithë nga Shkupi, të cilët më 29.06.2018 rreth orës 17:30 në Shkup në stacionin e autobusëve në bulevardin “Aleksandar Makedonski” e kanë sulmuar N.S., pas çka ai u dërgua në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” Shkup. Pas masave të ndërmarra nga ana e policisë, të dyshuarit janë privuar nga liria dhe u është shqiptuar masa e paraburgimit”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Nga MPB-ja njoftojnë se se po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen edhe të dyshuarit të tretë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të gjitha materialet e fakteve janë dorëzuar pranë Prokurorisë Publike dhe ky rast është në kompetencën e Prokurorisë Publike Shkup. MPB-ja punon sipas ligjit, ku të gjithë janë të barabartë dhe askush nuk është i privilegjuar. I mbrojmë qytetarët dhe qëndrojmë në anën e të drejtës. Apelojmë edhe njëherë, deri tek partitë politike, mediat dhe të gjithë personave në shoqëri që të sillen me përgjegjshmëri dhe të mos nxisin gjuhë të urrejtjes dhe, t’u jepet hapësirë institucioneve ta kryejnë punën e tyre”, thuhet në kumtesën e MPB-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Samiti i Paqes për Ukrainën, Osmani në Zvicër: Kosova shembull, si një shtet që ka vuajtur nga lufta në model të demokracisë

Samiti i Paqes për Ukrainën, Osmani në Zvicër: Kosova shembull, si një shtet që ka vuajtur nga lufta në model të demokracisë

Lajme
Robertson: Siguria e Kosovës është e rëndësishme për NATO-n

Robertson: Siguria e Kosovës është e rëndësishme për NATO-n

Lajme
Kalo në kategori