LAJMI I FUNDIT:

MPB: Do të merren masa për shkelësit e ligjit në Hasanbeg

MPB: Do të merren masa për shkelësit e ligjit në Hasanbeg

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se mbrëmë janë arrestuar tre persona, të cilët nuk e kanë respektuar orën policore.

Bëhet fjalë për një 19-vjeçar nga Haraçina, një 21-vjeçar nga fshati Hasanbeg dhe një 30 vjeçar nga Shkupi. Ata janë arrestuar në Hasanbeg gjatë orës policore.


Nga MPB thonë se personat në fjalë e kanë shkelur nenin 206 të Kodit Penal, respektivisht mosrespektimin e kufizimit të lëvizjes.

Mbrëmë u arrestuan tre persona, banorët e Hasanbegut në protesta gjatë orës policore
Lexo po ashtu Mbrëmë u arrestuan tre persona, banorët e Hasanbegut në protesta gjatë orës policore

“Pasi janë privuar nga liria tre personat në fjalë, një grup i madh i qytetarëve kanë dalë në në rrugën “Alija Avdoviç”, në shenjë proteste. Pas përgatitjes së dokumentacionit përkatës, personat u lanë të lirë nga komisariati ndërsa grupi i mbledhur i qytetarëve u shpërnda. Do të merren masa kundër personave të tjerë që nuk respektuan kufizimin e lëvizjes”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/