MPB: Shqipëria pranon targat provuese të Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga sot deri më datën 30.09 të këtij viti është aprovuar kërkesa e MPB-së për njohjen dhe pranimin e targave provuese të Republikës së Kosovës, në territorin e Republikës së Shqipërisë.
MPB sqaron se veturat që qarkullojnë me targa provuese gjatë kësaj periudhe kohore duhet të jenë të pajisura edhe me sigurimet përkatëse të veturave .
“Pajisja e qytetarëve me targa provuese, si zgjidhje e ndërmjetme, do të vazhdoj deri në përfundimin e procedurave të prokurimit dhe përzgjedhjen e kompanisë për prodhimin e targave”, thuhet në njoftim.
Nga
Telegrafi
22/07/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































