LAJMI I FUNDIT:

MPB jep detaje për “grupin fetar” në Kumanovë: Janë pjesëtarë të bashkësisë hebreje

MPB jep detaje për “grupin fetar” në Kumanovë: Janë pjesëtarë të bashkësisë hebreje

Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë ka reaguar në lidhje me informacionet e publikuara në media, për një grup qytetarësh që lëviznin në këtë qytet, për të cilët pretendohet se janë pjesë e ndonjë sekti.

SPB Kumanovë thotë se grupi i personave të vërejtur në Kumanovë është grup i pjesëtarëve të bashkësisë fetare hebreje.


“Këta persona i respektojnë ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë plotësisht të ligjshëm këtu dhe janë me qëndrim të përkohshëm në vendin tonë. Grupi përfshin amerikanë, kanadezë, belgë dhe qytetarë të Amerikës së Jugut, ata kanë pasaporta ose dokumente të ligjshme dhe kanë vendbanim të autorizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

“Sipas informacioneve që disponon Ministria e Brendshme, grupi është në lëvizje të vazhdueshme dhe pritet të largohet nga vendi ynë në ditët në vijim. SPB Kumanovë njofton qytetarët e Kumanovës se grupi i përmendur nuk paraqet ndonjë rrezik dhe apelon për tolerancë dhe solidaritet ndaj tyre”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, shumë shtetas të huaj që janë shpërngulur në Kumanovë, kohët e fundit kanë filluar të kryejnë predifike fetare në një ndërtesë me qira në qytet. Kumanovanët kanë reaguar dhe kërkojnë nga SPB Kumanovë që të hetojë se për çfarë bëhet fjalë, kush janë këta persona dhe kush i ka lejuar të kryejnë predikime fetare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori