LAJMI I FUNDIT:

MPB dhe Autoriteti i Aviacionit Civil nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit

MPB dhe Autoriteti i Aviacionit Civil nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Autoriteti i Aviacionit Civil kanw nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit.

Ky memorandum ka për qëllim që këto dy institucione të veprojnë në bashkëpunim të ngushtë në fushat relevante të aviacionit civil, përmes koordinimit të veprimeve brenda detyrave dhe përgjegjësive që i ka secili institucion në bazë të ligjit.


Me këtë memorandum, ndër të tjera MPB pajtohet që të njoftojë AAC-në në çdo rast kur entiteti që aplikon (në AAC) për certifikim ose ricertifikim, i përmbushë apo nuk i përmbushë kushtet e sigurimit në aviacionin civil dhe të njoftojë AAC-në menjëherë në rast të evidentimit të shkeljes së kushteve të certifikimit në fushën e sigurimit nga ana e entitetit.

Ndërsa AAC-ja pajtohet që të njoftojë MPB-në në çdo rast kur entiteti fillon procedurën e certifikimit ose ricertifikimit në AAC, në mënyrë që MPB-ja të ndërmarrë hapat për vlerësimin dhe aprovimin në fushën e sigurimit të aviacionit civil. Gjithashtu në bazë të këtij memorandumi do të koordinohet me MPB-në për lidhjen e marrëveshjeve dhe memorandumeve të mirëkuptimit bilaterale, regjionale dhe ndërkombëtare në fushën e sigurimit të aviacionit civil, në mënyrë që marrëveshjet e bashkëpunimit të jenë si të një entiteti të vetëm.

Nënshkrimin e këtij memorandumi e ka bwrw ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtori i Përgjithshëm i ACC-së, Dritan Gjonbalaj.

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori