Reperi nga Ferizaj, Mozzik, ka paralajmëruar projektin e ri, pak ditë pas lansimit të bashkëpunimit me Kidën.

Ai në Facebook ka postuar një fotografi me këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezai dhe me mbishkrimin: “Edhe një zjarr tjetër me Xhensilën shumë shpejt”, transmeton koha.net.


Kënga e fundit e Mozzikut në bashkëpunim me Kidën, “Premtimet” për tri ditë është klikuar më shumë se 700 mijë herë.

Më herët, ai pati një tjetër bashkëpunim të suksesshëm, ishte dueti me Encën. /Telegrafi/