eksperti-banner

Reperi i njohur Mozzik bëri së fundmi një status në rrjetin social Facebook për fansat e tij dhe të njëjtin më pas e shpërndau edhe në Instagram.

Ai e ka cilësuar si një dhunë psikike panikun e përhapur për shkak të coronavirusit.


Tutje, reperi me prejardhje nga Ferizaj shton se është mirë që të ndërmerren masa për preventim, por që gjërat nuk varen nga ne.

mozzik 85203562 537318556887113 4996387815488794961 n

Mozzik i motivon fansat që të vazhdojnë të mbajnë pastërtinë dhe të jenë të kujdesshëm, teksa temën e coronavirusit po esheh më shumë si panik me interes për mediat, bizneset dhe politikën.

Ky është statusi i plotë i reperit (pa ndërhyrje):“DHUNË psikqike , panikë të qrregulluar pashë në facebook e gjithkun rreth virusit .. O ani bre mu kujdes osht mire secilen dite te jetes me ia dediku pastertise e shendetit. Edhe mos me na ni sbon , po te pakten panikun e dhunen ndaj mendjes ta ndalojme! Laj durt deri t’nalet uji mos u hjek prej qeshmes kurre, easy Amo kurgjo amo hic kurgjo skemi ndore na!”. /Telegrafi/

moz