Reperi Mozzik ka realizuar së fundmi sesionin e ri fotografik që e ka publikuar në rrjetet sociale.

Reperi sesionin e ka realizuar me fotografin Nehat Behrami.


Edhe ai edhe e dashura, Loredana, duken mjaft bukur në të zezë në rroba shkëlqyese.

Madje, reperi i On Records ka shkuar aq larg sa që ka thënë se çiftin do ta kishin zili edhe Beyonce me Jay Z.

mozzik 2

"Jay Z dhe Beyonce do të na urrenin", ka shkruar Mozzik në rrjetin social Instagram.

Mozzik ka kohë që s'ka publikuar projekt të ri.

mozzik 1

Spekulimet së fundmi ishin te nxehta për një bashëkpunim të tij me sensacionin e ri, Fero. /Telegrafi/