Talenti shqiptar i Djajve të Kuq në këtë sezon të garave nuk ka qenë i rregullt në ekipin e Louis Van Gaalit, por Moyes këmbëngul se reprezentuesi belg ka aftësi dhe vlera për të bindur trajnerin holandez .

“Adnan Januzaj në kohën time si menaxher ka qenë talenti më i mirë i ri ashtu siç ishte Wayne Rooney në Everton. Adnan Januzaj i ka të gjithat në moshën që i kishte Wayne. Ai është një nga talentët më të mirë të rinj në Evropë dhe ai do të bëhet një nga lojtarët më të mirë”, ka thënë Moyes.


“Vitin e kaluar kur kemi shkuar në turne ai është një nga më të mirët. Ai bëri shumë mirë. Ne me pas u kthyem dhe brenda një muaji ne nuk mund të besonim në ndryshimin e tij”, tha ai.

“Ai ka aftësi të pabesueshme, një temperament të mirë dhe një shkallë të duhur të arrogancës”, theksoi Moyes. /Telegrafi/

telegrafi sport app