Mourinho: Shtatë pikë s'janë asgjë

Chelsea shfrytëzoi një barazim të Cityt në shtëpi për të krijuar një epërsi prej shtatë pikësh me përcjellësin e parë, por portugezi thotë se epërsia nuk është asgjë për kampionatin anglez.
“Secila ndeshje është e vështirë, gjithçka mund të ndodhë. Shtatë pikë janë shtatë pikë, por ju keni 14 ndeshje. Po flasim edhe për 42 pikë për të cilat duhet që të luajmë. Nuk është asgjë një epërsi prej shtatë pikësh”.
“Kur jeni në maje të tabelës atëherë nuk ju duhet humbja e ekipeve tjera. Nëse ata humbasin, atëherë mirë, por ne duhet të fokusohemi në vetvete. Nëse ne fitojmë ndeshjen e ardhshme atëherë do të kemi sërish sigurt shtatë pikë epërsi me 13 ndeshje të mbetura”, ka deklaruar Mourinho. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/02/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate












































