Edhe Costa edhe Fabregas u deklaruar të paaftë për të luajtur me Spanjën në pauzën ndërkombëtare, por ata ishin vendimtar për Blutë në fitoren 2-0 ndaj West Brom gjatë të shtunës, që nxiti Ramos të
thotë se disa lojtarë duhet të tregojnë më shumë përkushtim për përfaqësueset e tyre.

“Pasi e njoh Sergio Ramos, ai ka qenë një lojtar fantastik futbolli, por ai nuk është doktor. Ai nuk është doktor dhe as unë. Unë bëj punën time më së miri që mundem por nuk jam doktor”.


“Doktori im dhe doktori i ekipit kombëtar të Spanjës, ata kanë realizuar skanime dhe vendosën që lojtarët nuk ishin në gjendje të luajnë”.

“Unë nuk jam askush ta kundërshtoj këtë dhe nuk mendoj se Sergio ka bërë Master në mjekësi në disa vitet e fundit për ta kuptuar këtë”, ka deklaruar Mouriho. /Telegrafi/


 

telegrafi sport app