LAJMI I FUNDIT:

Mourinho pretendon se Tottenhami bëri gabim duke shkarkuar Nunon për të zëvendësuar me Conten

Mourinho pretendon se Tottenhami bëri gabim duke shkarkuar Nunon për të zëvendësuar me Conten

Ish-trajneri i Tottenham Hotspur dhe Chelseat, Jose Mourinho këmbëngul se ekipit londinez po i mungon një trajner i madh pas shkarkimit të Nuno Espirito Santo.

Portugezi mori drejtimin nga bashkatdhetari i tij Mourinho në verë, por tashmë ka humbur punën e tij pas një varg rezultatesh të dobëta në të gjitha garat.


Humbja 3-0 ndaj Manchester United në Ligën Premier fundjavën e kaluar vulosi fatin e Nuno Santos dhe Conte tani është trajneri në krye të klubit londinez.

“Kënaqësi dhe nder i madh”, Conte vjen me intervistën e parë si trajner i Tottenhamit
Lexo po ashtu “Kënaqësi dhe nder i madh”, Conte vjen me intervistën e parë si trajner i Tottenhamit

Për emërimin e Contes nga Spurs ka folur edhe trajneri i Romës, Mourinho.

“Unë mendoj se Conte është një trajner i mirë, por Nuno është një trajner shumë i mirë. Ai bëri një punë fantastike te Wolverhampton për 4-5 vjet, jo një vit apo disa muaj”, ka thënë fillimisht ‘Special One’.

“Kjo është arsyeja pse unë them se Tottenham ka një trajner shumë të mirë tani, por ata gjithashtu e patën atë me Nunon”.

“Ne jemi për të bërë më të mirën për të fituar trofe, trofe të mëdhenj apo trofe të vegjël”.

“Ne përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje, përpiqemi të bëjmë më të mirën në çdo ndeshje dhe të ndërtojmë më të mirën në këtë sezon dhe sezonet e ardhshme”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Kalo në kategori