LAJMI I FUNDIT:

Mourinho i harron tifozët e Interit, Chelseat, Realit e Manchesterit: Këta luajnë deri në fund me ne

Mourinho i harron tifozët e Interit, Chelseat, Realit e Manchesterit: Këta luajnë deri në fund me ne

Roma ka marrë një fitore spektakolare në fundjavë ndaj Lecces me rezultat 2-1.

Ka qenë një fitore me shumë vuajtje e Giallorosëve që deri në minutën e 92-të e panë vetën në disavantazh, por golat nga Sardar Azmoun dhe Romelu Lukaku në minutën e 94-të bën që të merrnin tre pikët.


Sigurisht që meritë të madhe për këtë rikthim kishin edhe tifozët e pranishëm në Olimpico që ishin rreth 70 mijë sosh dhe deri në fund ishin të zjarrtë duke motivuar futbollistët të rikthenin rezultatin.

Roma triumfon në frymën e fundit ndaj Lecces
Lexo po ashtu Roma triumfon në frymën e fundit ndaj Lecces

Paraqitja fantastike e tifozëve në tribuna ka bërë që edhe Jose Mourinho të jap një deklaratë unike, duke i vlerësuar si tifozët më të mirë që ka pasur nga të gjitha skuadrat ku ka qenë trajner.

“Tifozët e Romës e fituan ndeshjen. Futbollistët dhe tifozët ishin të jashtëzakonshëm”, tha fillimisht Mourinho.

“Pak minuta nga fundi kur humbja ishte afër, kur skuadra luan në një mënyrë kaotike, zakonisht nuk është normale të kesh këtë pasion mes tifozëve dhe lojtarëve. Unë kam drejtuar shumë klube, kam qenë në shumë stadiume, por lidhja që ekziston këtu në Romë është unike”, tha Mourinho.

Mourinho zbulon arsyen pse Lukaku shpërtheu në lot në fund të ndeshjes
Lexo po ashtu Mourinho zbulon arsyen pse Lukaku shpërtheu në lot në fund të ndeshjes

“Kjo është fantastike kur tifozët luajnë me ty deri në fund dhe kjo i bën ata të veçantë”, ka thënë Mourinho.

Sigurisht që deklarata e trajnerit portugez nuk do t’i pëlqej tifozëve të Interit, Chelseat, Portos, Manchester Unitedit, Real Madridit e Tottenhamit ku ka punuar Special One më parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Ligue 1
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Premier League
Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

La Liga
Kalo në kategori