LAJMI I FUNDIT:

Mount pyetet për transferimin e mundshëm të Ronaldos te Chelsea

Mount pyetet për transferimin e mundshëm të Ronaldos te Chelsea

Mason Mount ka refuzuar të flasë për mundësinë që Cristiano Ronaldo të bëjë një lëvizje të bujshme në “Stamford Bridge”.

Pronari i Chelseat, Todd Boehly është vënë në gatishmëri pasi doli që Manchester United po kërkon të largojë superyllin portugez pas intervistës së tij të diskutueshme me Piers Morgan.

Boehly ka një marrëdhënie të mirë me Jorge Mendes, pasi kishte biseduar me agjentin e Ronaldos përpara se lojtari më në fund të vendoste të kthehej në “Old Trafford”. Dhe tani duket e sigurt se 37 vjeçari do të kërkojë një klub të ri në janar.

Ronaldo aktualisht është me skuadrën e Portugalisë në Katar, duke u përgatitur për ndeshjen hapëse të Grupit H kundër Ganës të enjten.

Kjo, megjithatë, nuk e ndaloi një gazetar portugez që të pyeste Mountin menjëherë pas fitores së bujshme të hapjes së Anglisë ndaj Iranit për Ronaldon.

Mason Mount është përqendruar vetëm në aksionin e Anglisë për momentin

“Dëgjo, unë jam larg me kombëtaren dhe Anglinë për momentin, kështu që kjo është gjithçka në të cilën jam duke u fokusuar. Sapo kam luajtur ndeshjen time të parë në Kupën e Botës, nuk jam duke menduar për shumë gjëra të tjera. Unë jam larg me Anglinë”, ka thënë ai.

Ekziston një besim në rritje brenda qarqeve portugeze se Chelsea mund të jetë një opsion serioz për Ronaldon kur situata e tij kontraktuale në United të rregullohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori