LAJMI I FUNDIT:

Motorola ri-lanson modelin Razr, i cili sërish kushton shumë

Motorola ri-lanson modelin Razr, i cili sërish kushton shumë

Në fillim të këtij viti, Motorola lansoi modelin Razr, duke modernizuar markën e telefonit të famshëm në Android të cilin e ofroi me një ekran të palueshëm dhe një çmim prej $ 1,500.

Tani, Motorola po përpiqet të ri-lansojë modelin e ri të përditësuar të Razr me një brez të dytë telefonit, të cilit ia ka shtuar edhe mbështetjen për rrjetin 5G, kamerat më të mira dhe softuerin më të dobishëm.


Dizajni i përgjithshëm i Razr-it të ri duket mjaft i ngjashëm me variantin origjinal që gjithashtu ishte i palueshëm.

Razr i ri vjen sërish me ekran të njëjtë që palohet me diagonalen prje 6,2 inç në OLED, dhe ekranin për “Shikim të shpejtë” me 2,7 inç në pjesën e jashtme i cili përdoruesve ua mundësonë shikimin e njoftimeve kryesore dhe funksioneve të tjera.

Por lajmi i keq është se Razr vjen sërish me çmim të lartë, i cili tani shkon në 1,399 dollarë, përkatësisht është vetëm 100 dollarë më pak se paraardhësi i tij.

Brenda modelit të ri të Razr ka një numër ndryshimesh. Procesori është më i shpejtë – Snapdragon 765G (i cili ndihmon në mbështetjen e 5G), RAM-i është rritur në 8 GB (nga 6 GB sa ishte në versionin origjinal), hapësira e brendshme është dyfishuar në 256 GB dhe bateria është më e madhe 2.800mAh.