LAJMI I FUNDIT:

Motorola Moto G5S vjen më 29 shtator

Motorola Moto G5S vjen më 29 shtator

Motorola Moto G5S Plus do të lansohet në SHBA më 29 shtator. Motorola tashmë merr para-porosi për telefonin dhe kushton 230 dollarë.

G5S Plus vjen me një ekran 5.5 inç që ka një rezolucion Full HD prej 1920 x 1080 piksele. Telefoni është mundësuar nga një procesor Qualcomm Snapdragon 625.


Specifikimet e tjera në telefon përfshijnë një përzgjedhje prej 3GB 4GB RAM dhe 32gB ose 64GB hapësirë ruajtjeje, ka edhe një vend të kartelës microSD që merr deri në 128GB.

Moto G5S vjen me një kamerë 8 megapikselë përballë dhe kamera të dyfishtë 13 megapikselë në anën e pasme. G5S vjen me Android 7.1 Nougat dhe përmban një bateri prej 3000 mAh.