LAJMI I FUNDIT:

Motoçikleta që djeg yndyrë shtazore

Motoçikleta që djeg yndyrë shtazore

Kompania “Hormel Foods Corp.” me bazë në Austin të Minnesotas, ka ndërtuar një motoçikletë, e cila lëviz duke shpenzuar karburant organik që vjen nga yndyra e proshutës.

Motoçikleta ‘Track T-800’ do të udhëtojë për dhjetë ditë nëpër SHBA (vozitja përfundon më 29 gusht) si pjesë e festivalit ‘San Diego Bacon Fest’.


Siç njoftojnë mediat amerikane, motoçikleta shpenzon 3.8 litra karburant në 112 kilometra. Ndërsa gazrat kanë erën e proshutës.

Po ashtu, organizatorët e projektit thonë se emetimi i gazrave të dëmshëm është thuajse zero.

E gjithë ngjarja do të xhirohet nga një ekipi filmi, i cili do të bëjë dokumentar për këtë motoçikletë. /Telegrafi/